Ishte drejtpërdrejt në TikTok, del videoja ku polici e ndal transmetimin në telefon pas vrasjes së burrit që e kishte djegur Kuranin

686
fresco

Një refugjat irakian dhe aktivist kundër Islamit u qëllua për vdekje në Suedi të mërkurën vonë, vetëm disa orë para se t’i shqiptohej një vendim nga gjykata pas gjykimit për djegien e Kuranit, sipas dokumenteve të gjykatës të enjten.

Salwan Momika, 38 vjeç, u qëllua për vdekje në një shtëpi në qytezën Sodertalje afër Stokholmit, raportoi transmetuesi publik, SVT.

Në një video që e ka parë agjencia “Reuters” shihet policia duke marrë një telefon dhe duke ndërprerë një transmetim të drejtpërdrejtë që dukej se ishte nga llogaria e Momika-s në “TikTok”.

midle

Në video, një polic shihet duke e ndalur transmetimin e drejtpërdrejtë në telefon.

Comments