“Ishte mysafir në restorant”: Familjari i të vrarit në Prishtinë thotë se ai u kap aksidentalisht nga plumbat

Afrim Veseli, familjar i të vrarit mbrëmë në Prishtinë, ka shkruar në rrjete sociale shkurt për ngjarjen.
Ai ka lënë të kuptohet se familjari i tij u vra aksidentalisht.

Në një postim në rrjete sociale, Veseli ka shkruar se familjari tij ka qenë mysafir në restorantin ku u qëllua me armë zjarri.
“Euu tezak shpirti dritë të baftë. Rruga jote ishte shtëpi punë e xhami. Kur vrasësit vrasin edhe mysafirët në restorant”, ka shkruar ai.