Ishte ngjitur mbi vagon për të bë video në Tik Tok, rryma godet për vdekje djaloshin 17 vjeçar në Shkup

94

Një djalosh 17-vjeçar është goditur nga rryma sot pasdite teksa ishte ngjitur mbi një vagon cisternë në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.

Siç transmeton portali Lideri.mk, nga policia bëjnë të ditur se pas ngjarjes vagonja ka marrë flakë dhe djali i cili ishte nga Volkova është transportuar në Qendrën Emergjente.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit Në të kaluarën ka pasur incidente të ngjashme me adoleshentët që kanë hipur në vagona, disa prej të cilave kanë përfunduar me pasoja fatale, pasi dyshohet se po filmonin videot e TikTok në vagonët e trenit, raportoi Tv Kanal5./Lideri

Comments