Ismet Beqiri e kumton lajmin e hidhur për vdekjen e nënës së tij

81

Ka vdekur nëna e kandidatit për deputet nga LDK-ja, Ismet Beqirit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një fotografie të cilën e ka postuar në Facebook, raporton Gazeta Express.

“Të nderuar familjar, miq dhe qytetarë. Me dhembje dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se sonte ndërroj jetë nëna jonë , Haxhike Fazile Dragusha-Beqiri. Varrimi bëhet nesër (e xhuma) 31.01.2025, në ora 16:00 ,në varrezat e Arberisë në Prishtinë. Zoti e meshiroftë shpirtin e Nënës tonë, me xhehnnet! Me pikellim, Ismet Beqiri me familje”, ka shkruar Beqiri.

Comments