“It’s a beautiful day”, Edi Rama ndan pamje të monumentit Newborn nën tingujt e një kënge të U2

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në Facebook një video të monumentit “Newborn” në Prishtinë, për përvjetorin e shtatëmbëdhjetë të pavarësisë së Kosovës.
Pasi në mëngjes uroi Ditën e Pavarësisë me urimin për “mbarësi”, ai ndau këtë video, nën ritmin e këngës “Beautiful day” të grupit irlandez të rock-ut, U2.

“Është një ditë e bukur, mo e lë të shkojë”, thotë teksti i këngës.