Ivanka Trump u takua me Kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar lidhur me çështjet e femrave në biznes.
Vajza e Parë priti Trudeau pak pasi ky i fundit u mirëprit në Washington DC nga presidenti Donald Trump.
Ivanka, e kaloi mëngjesin me stilisten e saj për tu përgatitur për takimin, njihet për përkushtimin e saj për fuqizimin e femrave në biznes dhe po kryeson task-forcën SHBA-Kanada e cila pritet të formohet lidhur me këtë çështje.
Kryeministri kanadez përkrahte planin e Obamas për partneritet tregtar.