Izet Mexhiti në 2018 uronte zyrtarizimin e gjuhës shqipe, tani e mohon!

54

Më 14 mars të vitit 2018, tanimë zëvendëskryeministri I parë, Izet Mexhiti sa ishte pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim ka uruar zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

“Një arritje e madhe, arritje e merituar. Gjuha shqipe zyrtare. Urime!” ka shkruar Mexhiti.

Por, ndryshe nga para gjashtë vitesh, tanimë Mexhiti mendon se gjuha shqipe nuk është e rregulluar ligjërisht siç duhet, ndaj siç tha ai ashtu siç pritet të rregullohet dhe mekanizmi i “balancuesit”, pret që edhe gjuha shqipe të zbatohet drejt.
““Ne jemi garant se gjuha shqipe do të avancohet në RMV, ashtu sic gjetëm zgjidhje dhe është formuar grupi i ekspertëve ng partnerët në qeveri të cilët punojnë që “balancuesi” I cili ka qenë vetëm mekanizëm, tash të merr përmasat e zgjidhjes ligjore, ligj I vecantë për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në Maqedoni”, deklaroi Mexhiti nga Prishtina.

Kujtojmë se muaj më parë, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi mjetin e “balancuesit” qe garantonte përfaqësim të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve nëpër institucione, teksa në dhjetor pritet që Gjykata Kushtetuese të abrogojë dhe 3 nene nga Ligji i Gjuhëve, duke cënuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe. /tvklan.mk

Comments