J.Lo dhe Ben Affleck bien dakord, si do ta ndajnë pasurinë?

63

Pesë muaj pasi Jennifer Lopez dhe Ben Affleck tronditën publikun me lajmin se po divorcoheshin, ata arritën të bien dakord për të gjitha detajet dhe ndarjen e pasurisë pavarësisht se nuk nënshkruan një marrëveshje paramartesore, shkruan Daily Mail.

Ata do të nënshkruajnë dokumentet zyrtare të divorcit më 20 shkurt dhe secili do të mbajë atë që ka fituar individualisht gjatë martesës së tyre dyvjeçare, transmeton Indeksonline.

Ata arritën të bien dakord edhe për një pallat prej 61 milionë dollarësh në Beverly Hills, të cilin e blenë së bashku, por detajet ende nuk dihen për publikun.

TMZ gjithashtu raportoi se Affleck do të mbajë aksionet e tij në kompaninë e prodhimit Artists Equity, të cilën e themeloi në vitin 2022 me mikun Matt Damon. Kompania qëndron pas filmave Air, The Accountant 2 dhe Unstoppable.

Kur u publikua lajmi për ndarjen e tyre, shumë u habitën që çifti nuk nënshkruan një marrëveshje paramartesore. Gjatë martesës së tyre, pasuria e tyre arriti në 550 milionë dollarë, nga të cilat 400 milionë i fitoi vetëm Jennifer.

Ajo ka bërë katër filma që kur u martua me Benin, duke përfshirë projektin e vetëfinancuar prej 20 milionë dollarësh This Is Me… Now: A Love Story, i cili dokumenton romancën e çiftit./Indeksonline/

Comments