Janë hedhur kokteje molotovi në një shtëpi në Haraçinë

462

Në orët e hershme të mëngjesit në SVR Shkup është raportuar se dy shishe me lëndë djegëse janë hedhur në oborrin e një shtëpie të braktisur në fshatin Haraçinë, e cila ka qenë prej kohësh e pabanuar. Sipas informacioneve fillestare, njëra nga shishet ka shkaktuar një shpërthim dhe zjarri është përhapur me shpejtësi.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga një i afërm i pronarëve të shtëpisë, i cili ka vënë re situatën dhe ka denoncuar ngjarjen. Shtëpia, siç dihet, ka kohë që është bosh dhe pronarët e saj nuk jetojnë aty.

Policia ka kryer menjëherë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa tashmë po merren masa për zbardhjen e rastit. Aktualisht po punohet për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve.

Comments