Janev: Zaevi erdhi me propozim konkret – do ta shqyrtojmë ditëve në vijim

343

Kryeministri teknik i Bullgarisë, Stefan Janev ka deklaruar se Bullgaria mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Ne e përkrahim fuqishëm perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe të Shqipërisë dhe vendeve tjera të Ballkanit”, tha Janev në paraqitjen para mediave të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ka deklaruar, se ka dritare të mundësisë për të realizuar takime për zbatim të pikave të parapara në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë. Kjo siç tha ai, duhet të bazohet në dialog i cili do t’u ndihmojë ekspertëve (historianëve) dhe politikanëve për të arritur zgjidhje.

“Delegacioni i Zaevit erdhi me propozim konkret, që do ta shqyrtojmë gjithëpërfshirshëm dhe profesionalisht ditëve në vijim. Konstatuam se për momentin kemi dritare të mundësive që të punojmë në çështjet e pazgjidhura për përmbushjen e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë të vitit 2017. Tani, prioritet e kemi të krijojmë atmosferë të besimit, fqinjësisë dhe dialog, që do t’u ndihmojë ekspertëve tanë dhe politikanëve që të arrijnë në zgjidhje. Në kuadër të këtij dialogu, duhet fillimisht t’i zgjidhim problemet e ndërmjetme, që të mos lemë probleme në familjen evropiane”, tha Janev, transmeton TV21

Comments