Janevska: Pagat në arsim do të rriten për 7% nga muaji prill

115
fresco

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka informuar se rritja e pagave prej shtatë për qind në arsim do të bëhet në muajin prill dhe kjo do të vlejë për të gjithë të punësuarit në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Përveç mësimdhënësve, Janeveska, njoftoi se rritja do vlejë edhe për të punësuarit tjerë në shkolla.

VESNA JANEVSKA,MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

midle

“Fatkeqësisht, në rrjetet sociale kanë dalë spekulime të shumta se diçka nuk shkon me rritjen e pagave. Kjo nuk është e vërtetë, me përgjegjësi pohoj se edhe këtë vit, sikurse edhe vitet e kaluara, mësimdhënësit do të marrin pagë më të lartë për 7 për qind në prill”.

Megjithatë, Jenevska tha se shkollat janë të sigurta dhe nxënësit nevojitet të mësojnë sa më shumë. Këto deklarata ministrja e Arsimit dhe Shkencës i bëri Forumit të tretë Ekonomik të Gruas në Shkup.

Comments