“Ka detyrë për Korenë e Jugut”: Kurti ia huq pozitës së re të Grenellit, ngatërron dy Koretë

138

I pyetur për raportet e tij me Richard Grenellin, kryeministri Albin Kurti ia huqi pozitës së re të ish-emisarit të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi.

Gjatë një interviste për Kosovapress, Kurti deklaroi në mënyrë të pasaktë se Grenell “ka detyrë për Korenë e Jugut, Venezuelën dhe misione të posaçme”.

“Ish-emisari Grenell ka detyrë për Korenë e Jugut, Venezuelën dhe misione të posaçme, është e rëndësishme çfarë emërime të reja do të ketë në administratë”, tha Kurti për Kosovapress.

Roli i ri i Grenellit përfshin misione të Korenë e Veriut, jo Korenë e Jugut.

Presidenti i sapozgjedhur Donald J. Trump emëroi Richard Grenell, ish-ambasadorin e tij në Gjermani dhe ish-drejtor në detyrë të inteligjencës kombëtare, si “të dërguarin e tij për misione speciale”.

Trump ka thënë se “Grenell do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në mbarë botën, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”.

Comments