Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital Pal Trashaj 63-vjeçari nga Lezha i cili ditën e djeshme piu fostoksinë përpara derës së SPAK.

230

Trashaj kishte shkuar në Prokurorinë e Posaçme pasi kërkonte takim me prokurorët, kjo pasi ai ishte një prej ‘viktimave’ të skemës mashtruese të mikrokredive. Në vitin 2008 ai kishte marrë një kredi me vlerë 760 mijë lekë të vjetra të marrë nga MCA. Këta të fundit i kërkonin në kthim 4.8 milion lekë.
Për këtë shumë prej 5 vitesh MCA i ka bllokuar shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte. Pal Trashi nga ana tjetër ka thënë se e ka shlyer kredinë, dhe se sekuestrimi i pasurive të tij ishte i paligjshëm.
Gledisi djali i 63-vjeçarit u shpreh në një intervistë për mediat se babai kishte shkuar në SPAK për të kërkuar drejtësi. Ai tregon se pak pasi kishte pirë helmin, babai i tij kishte telefonuar të shoqen dhe i kishte thënë:
“Kam marrë fostoksinë se nuk po gjej drejtësi. Jemi të shokuar emocionalisht. Humbja e prindit është e madhe”, tha ai.
Gledisi tregoi se do ta ndjekë çështjen deri në Strazburg. Kujtojmë se disa javë më parë një skandal plasi me mikrokreditë, ku shumë persona të tjerë kishin rënë pre e kësaj skeme.

Comments