Kajtazi: Kurti e di që do përfundojë në burg, prandaj shmang paraqitjen në prokurori

63
fresco

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri Albin Kurti e di që do përfundojë në burg e për këtë arsye nuk shkon për t’u paraqitur para prokurorisë pavarësisht se ka urdhër gjykate për t’u paraqitur në cilësi të dëshmitarit.

Kajtazi përmes një shkrimi në Facebook thotë se Kurti qëndron në krye të një piramide kriminale vjedhjesh e abuzimesh.

“Albin Kurti qendron ne krye te nje piramide kriminale vjedhjesh e abuzimesh. Ai e di qe do te perfundoje ne burg. Prandaj nuk shkon ne Prokurori. Ai po perpiqet te viktimizohet dhe hetimet per vjedhje t’i interpretoje si lufte te Prokurorise kunder Qeverise”.

midle

Tutje Kajtazi i përgjigjet deklarimeve të Kurtit se kinse Prokuroria po e lufton Qeverinë.

“Jo, shoku Albin! Kurrkush nuk po te lufton ty e as Qeverine, por hajnite tua dhe te Qeverise qe drejton”.

“Prandaj, viktimizohu sa te duash. Do te japesh llogari per krimet qeveritare”, thotë më tej ai.

Kajtazi ka publikuar edhe një komunikim mes ministres Rozeta Hajdari me Rivdan Muharremin, dost i Albin Kurtit, i cili u arrestua për skandalin me rezervat shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Comments