Kallëzim penal për 25 zyrtarët policor që kanë mundësuar dhënien e lejeve të paligjshme për armë

37

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka paraqitur kallëzim penal ndaj 25 punonjësve të MPB-së për shkak të dyshimit për veprën penale “punë nga pakujdesia në shërbim” nga neni 353-c i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Të paditurit S.I., M.K., B.G., R.A., R.C., D.J., Z.V., I.I., N.Z., G.A , I.N., J.N., I.M., D.C., E.V., A.Sh., N.P. dhe B.B. në cilësinë e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për shqyrtimin dhe përgatitjen e propozimeve në lidhje me kërkesat e parashtruara për dhënien e miratimit për blerjen e armëve në SPB Shkup, SPB Kumanovë, SPB Tetovë dhe SPB Manastir, në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2024 kanë vepruar në mënyrë të papërgjegjshme në kryerjen e detyrave dhe kompetencave të tyre në atë mënyrë që kur trajtonin kërkesat për dhënien e miratimit për blerjen e armëve, jepnin mendim pozitiv për dhënien e miratimit për prokurimin e armëve me propozimin e paraqitur në Komisionin për shqyrtimin e kërkesave të vendosura pozitivisht për dhënien e miratimeve për prokurimin e armëve, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për armët”, thonë nga MPB.

Të denoncuarit V.K., O.L., A.O., S.A. dhe Gj.K. në cilësinë e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve të Komisionit për shqyrtimin e kërkesave për të vilat është vendosur pozitivisht për lëshimin e autorizimit për blerjen e armëve nuk ka kryer auditimin e duhur të përmbajtjes së aplikimeve të vendosura pozitivisht dhe në vend që t’i refuzojë lëndët apo t’i kthejë për kompletim, bazuar në listat e parapërgatitura të aplikuesve për miratim, pranë të cilave ishin shënuar emrat e disa anëtarëve të Komisionit për revizion, ka marrë vendime pozitive dhe ka mundësuar që aplikantët të marrin miratimin për blerjen e armëve në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për armët. Gjatë kryerjes së auditimit kanë vepruar në mënyrë të pakujdesshme dhe selektive në zgjidhjen e lëndëve dhe për gjithsej 5.470 raste nuk është vepruar fare dhe nuk është marrë vendim, gjë që ka ndikuar në vjetërsimin e tyre.

“Të pandehurit Xh.A., ndihmës ministri dhe L.P.M., shef i Departamentit të Armëve dhe anëtar i Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të vendosura pozitivisht për dhënien e miratimit për blerjen e armëve, kanë mënjanuar mbikëqyrjen e duhur edhe pse e dinin se është marrë vendim pozitiv për kërkesat e paraqitura në kundërshtim me Ligjin për armët, se gjatë kërkesave të parashtruara është vepruar në mënyrë selektive ose nuk është vepruar fare, duke i lejuar aplikantëve të marrin miratimin për blerje e armëve në kundërshtim me rregulloret ligjore. Pas kryerjes së një procedure, për shkelje më të rënda të rendit dhe disiplinës së punës, 15 punonjës është shqiptuar anulimi i kontratave të punës”, thonë nga MPB.

Kujtojmë se për shkaktimin e 15 zyrtarëve, më 14 nëntor njoftoi ministri i MPB-së Pançe Toshkovski, në një paraqitjen për TV Sitel.

Ndryshe, leje për armbajtje kanë edhe zyrtarë shtetëror. Deputeti i ZNAM-it, Pavle Arsoski posedon një koleksion armësh. Në fletën anketuese që ai e ka dorëzuar si deputet i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Arsoski ka deklaruar pesë armë zjarri, të gjitha të marra me kontratë për blerje. Ajo që është e dyshimtë është se vlera e tyre e deklaruar e shprehur në denarë është shumë e vogël dhe sillet nga 42 deri në 90 denarë.

Admirues i armëve është edhe kolegu i tij deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri. Në emër të tij ai ka regjistruar tre armë me vlerë të përgjithshme prej rreth 2.500 euro. Arma më e shtrenjtë e regjistruar ka vlerë prej një mijë eurosh dhe të tria i ka me leje për armëmbajtje.

Comments