Kallëzim penal për Zaevin, Kiracovskin, Spasovskin dhe Ruskoskën

220

Ish-shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Vilma Ruskovska, të gjithë ish-sekretarët e përgjithshëm të LSDM-së, përfshirë Oliver Spasovskin, ish-kryeministrin dhe kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, janë vetëm disa nga personat kundër të cilëve Bojan Jovanovski-Boki 13 ka ngritur kallëzim penal. Sipas tij këto janë vetëm një pjesë e kallëzimeve penale, për të cilat tha se ka prova dhe njohuri të drejtpërdrejta.

“Drejtorë të emëruar, persona që kryenin funksione publike, gjyqtarë dhe prokurorë, ish-zyrtarë – të gjithë ishin pjesë e operacionit penalo-juridik “Bumerang”. Bisedën e parë informative e kemi pasur para prokurorit kompetent. Bëhet fjalë për krime që kanë të bëjnë me parregullsi dhe mashtrime zgjedhore, financim të paligjshëm të një partie politike, keqpërdorim të prokurimit publik dhe fondeve. Bëhet fjalë për disa vepra për të cilat janë ngritur kallëzime penale”, tha Bojan Jovanovski.

Ai para mediave tregoni se ka dorëzuar dëshmi për krime që janë sekret publik në Maqedoni.

Comments