Kallëzime penale janë ngritur kundër dy ish-drejtorëve të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili dhe Kosta Petrov, njoftoi MKD.mk.
Në rastin e parë, bëhet fjalë për projektin “Green Hojo”, i bashkëfinancuar nga Fondi, i cili duhej të mblidhte të dhëna përmes pajisjeve IoT për të përdorur zgjidhjen inteligjente të shtëpisë për ta bërë zyrën/shtëpinë/apartamentin më efikas të energjisë.
Sipas portalit MKD, ekziston dyshimi i bazuar se Fondi është dëmtuar për 4.000.000 denarë, për shkak se është bërë “keqpërdorim të pozitës zyrtare” nga ish-drejtori Halili, transmeton INA.
Ndonëse përdoruesi nuk ka respektuar detyrimet e kontratës dhe rregullat, drejtori Halili nuk e ka shkëputur kontratën dhe pagesat janë kryer në faza. Për kompaninë “Hojo Tek” dhe personin përgjegjës Dashmir Istrefi, dyshohet se kanë kryer veprën penale “mashtrim”.
Auditimi i punës së FITR-it ka rezultuar me një tjetër kallëzim penal, edhe atë ndaj ish-drejtorit të Fondit Kosta Petrov. Në këtë rast bëhet fjalë për projektin e “Frotirkës” nga Dellçeva i financuar nga FITR, i cili nuk është përfunduar, por është paguar dhe Petrov gjoja nuk ka reaguar në përputhje me rrethanat.