”Kam frikë se më vrasin babanë”, Ilirjani rrëfen detajet e takimit të Parashqevisë me të birin
Detaje rrëqethëse ka rrëfyer në Top Story Elton Ilirjani për takimin mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj Luke.
“Të dy atë e bir erdhën të maskuar, më kanë bërë shumë përshtypje kur isha në holl erdhën dy njerëz që kishin vetëm sytë të zbuluar, sepse gjithë kjo zhurmë që u bë në mediat shqiptare dhe kërcënimet që merrte Robert kishte bërë dhe një impakt negativ dhe te vetë djali. I thash ‘pse gjithë kjo frikë’ dhe më tha ‘kam frikë se do më vrasin babanë’.
I vetmi person që Luke kishte deri në momentet që takoi nënë e tij…. ishin në një hotel dy blloqe larg hotelit të Parashqevisë, më janë dashur dy orë të bindja Luke që të vinte me mua dhe asgjë nuk do u ndodhte dhe askush nuk do t’iu filmonte.
Djali kishte një ankth të shtuar, ai në momente të caktuara shpërthente në të qara, i ati e qetësonte, ishte një dramë e vërtetë dhe iu desh shumë kohë pasi kishte folur me të atin”, tha ai.
“Takimi ishte menduar të ishte i shkurtër, dhe zgjati gjithë natën. Roberti qante gjithë natën, i biri donte të vëzhgonte çdo video të Parashqevisë duke kënduar, nuk kishte parë asnjë video të nënës deri në ato momente.
Mesa kuptova nga komunikimet gjatë gjithë natës, ishte se ndarja e tyre nuk ka qenë e thjeshtë, ka qenë një luftë e madhe gjyqësore, dhe nuk mund të themi se kush është fajtori, nuk mund të them se është Robert, por as se Parashqevia ka qenë me qëllim fajtore. Është një dramë shumë e madhe.
Ai e ka kthyer gjashtë herë këngën ‘E duam lumturinë’ dhe në një moment i kërkon avokates time t’ia përkthejë, dhe ajo ia përktheu, dhe djalit iu mbushën sytë më lot. Ai i ka thënë Parashqevisë që ‘mama unë jam krenar për ty’ dhe kjo është arritja më e madhe që mund të ketë Parashqevia dhe që ai nuk e dinte që nëna e tij të ishte një yll, shikonte dhe një nënë shumë të bukur. Kur pa që ishte ajo që ishte, kam idenë që ai tani e do nënën e vet. Ishte një natë shumë e bukur ku ne kënduam, me shumë emocion…”, deklaroi ai.