Kamberi ia përmend Bërnabiqit varrezat masive, ajo thotë se Serbia ka ofruar bashkëpunim
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq në Kuvendin e Serbisë ka thënë se ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë, të cilat çojnë në drejtim të integrimit evropian, por që bëhen kryesisht për hir të qytetarëve, do të përmisojnë cilësinë e tyre të jetës, dhe shpreson të krijojnë një konsensus më të gjerë shoqëror.
Por Bërnabiq në seancën e Kuvendit të Serbisë ku po diskutohet për ndryshimet Kushtetuese të Serbisë, i është kundërpërgjigjur fjalimit të deputetit shqiptar Shaip Kamberi, i cili tha se neni 1 i Kushtetutës së Serbisë e përcakton Serbinë si një shtet i popullit serb, që është problematik sa i përket aspektit të pakicave.
Kamberi këtu ka marrë si shembull Kushtetutën e Kosovës e cila ndër të tjera sipas tij thotë “ Kushtetuta e Kosovës në paragrafin 2, neni 1 thotë se Kosova është shtet i shtetasve të saj”.
“ Nuk është e drejtë që t’i referoheni Kushtetutës së Kosovës pasi që jeni anëtar i Kuvendit në vendin në të cilën është ky territor, ajo është krahina jonë dhe ju duhet ta respektoni atë. Nuk ka Kushtetutë të Kosovës për këtë shtëpi ndërsa pavarësinë e fituan pa e pyetur askënd, asnjë qytetar të saj “ ka thënë Bërnabiq.
Bërnabiq: Kushtetuta e Kosovës e vlefshme sa Kushteta e Karaburmit
“Tash do t’ua tregojë më thjesht se çka do të thotë për mua Kushtetuta e Kosovës. Unë jam nga Karaburmi nga një pjesë e Beogradit dhe një mëngjes kam mundur të zgjohem dhe pa e pyetur askënd nga kjo pjesë unë e shpallë Republikën e Karaburmit. Një ditë më vonë e kam nënshkruar dhe sjellë ne Kuvend, Kushtetutën e Karaburmit. E kjo Kushtetutë për këtë shtëpinë time këtu e ka të njëjtën vlefshmëri si ajo e Kushtetutës së Kosovës” ka vazhduar Bërnabiqi.
Ajo më tutje ka folur edhe për krimet që sipas saj janë kryer ndaj serbëve e fëmijëve të pafajshëm në Kosovë, e që deri më tani askush nuk është përgjigjur deri më tani.
“ Në atë Kosovën e tyre të shpallur askush deri më tani asnjëherë nuk është përgjigjur ndaj asnjë krimi, as ndaj fëmijëve. Do t’ua përmend vetëm disa prej këtyre rasteve, në mesin e tyre rasti i Gorazhdevcit të vrarë dy fëmijë, të plagosur 4, fëmijë të cilët kanë luajtur e janë larë në lumin Bistrica, askush nuk është përgjigjur , sulmet ndaj kishave e manastireve të cilat edhe sot shpesh përdoren si tualete askush për këto nuk është përgjigjur. Faleminderit që ju thirreni në këtë kushtetutë. Ndërsa këtu të gjithë që janë fajtor duke filluar nga kërcënimet ndaj mediave e mos të flasim për vrasjen e fëmijëve do të përgjigjen në këtë Serbi.
Bërnabiq më tutje me ironi ka folur duke thënë se aq e rëndësishme është Kushtetuta e Kosovës, saqë nëse ata duan ta krijojnë një ushtri, ata duhet të pyesin serbët, gjë të cilën nuk e kanë bërë e me të cilën kanë treguar sa e respektojnë kushtetutën e tyre dhe sa e vlefshme është ajo.
Ndërsa deputeti Kamberi i është kundërpërgjigjur kryeministres serbe duhet i thënë se ajo ka mundur t’i përmend edhe varrezat masive në Serbinë qendrore ku janë gjetur eshtrat e shqiptarëve në vend si Petrovo Selo dhe Batajnica,
Bërnabiq ka thënë se mund të flas edhe për Batajnicën dhe Petrovo Selo sikurse edhe për vendet e tjera derisa ka theksuar se i vjen pafundësisht keq që kanë ndodhur këto gjëra.
“Më vjen keq për të gjithë të vrarët, familjet e tyre, të gjithë të zhdukurit që po i kërkojmë edhe sot, por Serbia në territorin e saj qendror ka kërkuar absolutisht të gjitha varrezat për të cilat kemi marr informacione nga Prishtina, Kryqi i Kuq. Të gjitha përveç dy rasteve për të cilat aktualisht po mbledhim informacione shtesë dhe të cilat do t’i hetojmë. Ky është një shembull se si punohet dhe mos abuzoni me këtë dhe mund të ju them se Prishtina nuk ka bërë asgjë” i është përgjigjur Bërnabiq Kamberit.
Sipas Bërnabiqit në Prishtinë në këto momente janë mbetjet e rreth 350 personave të zhdukur të cilat Prishtina nuk po dëshiron t’i identifikojë.