“Kanë pasur probleme në Spanjë, pak pak ditësh kanë ardhë në Kosovë” – detaje të reja rreth vrasjes në Prishtinë

Kosova sërish është tronditur nga një akt dhune. Pas vrasjeve të fundit në Vushtrri, mbrëmë një tjetër person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30 në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Viktima, 62-vjeçari Naser Gashi, mbeti i vrarë pas plagëve të marra, ndërsa i plagosuri tjetër, Miftar Miftari, është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Policia e Kosovës ka identifikuar autorin e dyshuar të këtij akti, Alban Gashi, dhe aktualisht është në kërkim të tij.
Dyshohet se Gashi ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër, të cilin policia gjithashtu po e kërkon.

Motivet që çuan në këtë akt të dhunshëm ende nuk janë të qarta.
Sipas Sinjalit, i dyshuari Alban Gashi dhe Miftar Miftari kanë pasur disa probleme mes vete në Spanjë dhe vetëm para pak ditësh kanë ardhur në Kosovë.
Ndërkohë raportohet se shtëpia e të dyshuarit është duke u bastisur.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë masa dhe veprime të nevojshme hetimore mbi këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë