Kaosi energjetik, Tahiri: Kjo është rikthim në vitin 2000
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës.
Ai u shpreh se qeveria e Kosovës nuk shqetësohet fare për evitimin dhe as tejkalimin e gjendjes së rëndë energjetike në vend.
”Kolapsi energjetik në Ferizaj dhe kaosi energjetik në Kosovë tregon se kjo Qeveri as nuk ka dije, as nuk shqetësohet fare për evitimin dhe as tejkalimin e kësaj gjendje të rëndë. Kjo është rikthim në vitin 2000, pra 25 vjet pas. Loja me ndjenjat e popullit të Kosovës është tradhti ndaj besimit popullor”, u shpreh Tahiri.
Fundi i këtij eksperimenti është i afërt, ka shtuar më tutje deputeti i AAK-së./Indeksonline/