Kapet “mat” me kokainë, bie në pranga 25-vjeçari në Tiranë

512

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 25-vjeçar pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde  narkotike, kokainë.

Në pranga mësohet të kenë rënë dhe shtetasit H. D., 41 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrrestimin në flagrancë të shtetasit E. P, 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

  1. D., 41 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Comments