Kapet më 30.000 euro drogë, arrestohet shqiptari në Itali

252

 

Screenshot_2

Një shqiptar është arrestuar në Chieti, Itali, nën akzuën e shpërndarjes së sasive të mëdha të kokainës dhe marijuanës, raportojnë sot mediat italiane.

Shqiptari me iniciale B.A. mbahej nën vëzhgim prej kohësh nga policia pasi konsiderohej furnizues i rregullt i disa shpërndarësve të drogës në Pescara dhe Chieti.

Ai është kapur nga policia me një sasi të vogël droge dhe më pas ka deklaruar se kjo ishte e gjithë sasia që kishte. Por, ai u shoqërua në pyllin aty pranë, ku kishte fshehur edhe pjesën tjetër. Aty u gjetën 250 gr marijuanë dhe 350 gr kokainë, si dhe materiale të nevojshme për paketimin e drogës si dhe një peshore elektronike. Nëse hidhej në treg, droga kapte vlerën e më shumë se 30.000 euro, raportojnë mediat italiane. /Syri.net/

Comments