Kapet sasia më e madhe drogës ndonjëherë, 5 mijë e 500 kg! Vlera mbi 2 miliardë dollarë

185

Një sasi e drogës prej 5,500 kilogramëve, e cila supozohej të dërgohej në Tajlandë dhe mund të ishte pjesë e karteleve të drogës, është kapur nga “Roja Bregdetare indiane” pranë ishullit Barren.

Kjo sasi e madhe e drogës ishte në një anije peshkimi, dhe është konfiskimi më i madh që është bërë ndonjëherë, tha të martën një zyrtar i komandës së Andaman dhe Nicobar.

“Ky është konfiskimi më i madh ndonjëherë për të cilin dyshojmë se është i lidhur me kartelet e mëdha ndërkombëtare të drogës. Ngarkesa totale është afërsisht rreth 5,500 kg. Gjithsej gjashtë anëtarë të ekuipazhit u arrestuan me drogën Metamfetaminë kristaline. Ata u dorëzuan në policinë lokale për t’u marrë në pyetje”, tha zyrtari i komnadës.

“Në një operacion të koordinuar detar dhe ajror të Rojës Bregdetare të Indisë, sot u shënua histori duke kapur një anije peshkimi “Mianmare”, në detet e Andaman me rreth 5,500 kg Metamfetaminë. Ky transport i madh droge shënon kapjen më të madhe detare në domenin e Indisë, duke shfaqur një koordinim dhe vigjilencë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftim zyrtar të bërë nga “Roja Bregdetare e Indisë”.

Comments