Kapiteni s’largohet, Van Dijk zyrtarisht vazhdon me Liverpoolin

95
fresco

Skuadra e Liverpoolit përmes rrjeteve sociale ka njoftuar opinionin se ka nënshkruar kontratë të re me mbrojtësin, Virgil Van Dijk.

Van Dijk ka firmosur kontratë të re që e mban atë brenda klubit “The Reds” përtej sezonit 2024/25, shkruan Indeksonline

“Jam shumë i lumtur dhe krenar. Ka shumë emocione këtu dhe derisa flas për këtë. Është një ndjenjë krenarie, është një ndjenjë gëzimi. Është thjesht e pabesueshme. Të vazhdojë me klubin edhe për dy vite, është e mahnitshme dhe jam shumë i lumtur”, u shpreh Van Dijk

midle

Van Dijk ishte transferuar në “Anfield” nga Southampton në janar të vitit 2018.

Ai ka bërë 314 paraqitje deri sot, duke shënuar 27 gola./Indeksonline/

Comments