Kasami: Çdokush që bashkëpunon me BDI-në dhe Ali Ahmetin, nuk është e mundur të jetë pjesë e qeverisë

I pyetur nëse Arben Taravari do të largohet edhe nga qeveria, Bilall Kasami nga VLEN tha se për këtë duhet të merret vendim bashkë me partnerët e koalicionit qeveritar, shkruan TV21. Kasami tha se është e panatyrshme që diksuh që bashkëpunon me opozitën, të jetë pjesë e ekzekutivit.

“Shiko, është e panatyrshme që një subjekt politik që bashkëpunon me një subjekt…një subjekt politik në qeveri që bashkëpunon me një subjekt apo me opozitën, të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë. Ne si VLEN sollëm vendimin për të cilin është i njohur opinioni. Sigurisht që tash në koordinim me pjesën tjetër të qeverisë, me partnerët e qeverisë, do të sjellim vendimin e fatit do të kisha thënë, të qeverisë dhe koalicionit qeveritar, por edhe njëherë po e përsëris që çdokush që bashkëpunon me BDI-në dhe Ali Ahmetin, të cilin ne e kemi akuzuar dhe vazhdojmë ta akuzojmë për korrupsion, për krim dhe keqpërdorim 20-vjeçar të pozitave publike, nuk është e mundur të jetë pjesë e qeverisë, por përsëri them, është një vendim formal që duhet ta biem si partnerë të koalicionit qeveritar”, tha Kasami./tv21.tv