Katër persona arrestohen në Vërmicë, u gjet drogë në veturën me të cilën qarkullonin

147

Katër persona janë arrestuar, tre kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën po qarkullonin, janë gjetur dhe konfiskuar 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Siç thuhet në raportin policor, në konsultim me prokurorin, vetura është sekuestruar ndërsa katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“SPK-Vërmicë 02.07.2024-17:35. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre kosovarë dhe i dyshuari tjetër shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën qarkullonin, janë gjetur dhe konfiskuar 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin, vetura është sekuestruar ndërsa (4) të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Express/

Comments