Kelmendi: Nderohem kur të fortit e pushtetit ma “bojkotojnë” emisionin, Kurti diçka po tutet
Gazetari dhe autori i emisionit “Ribikon”, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas vendimit të partisë në pushtet për të braktisur televizionin ku punon dhe televizionet kryesore të vendit.
Ai ka vlerësuar se ndihet i nderuar kur “të fortit e pushtetit ia bojkotojnë” emisionin.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kelmendi ka shkruar se kryeministri Kurti diçka po tutet.
“Shumë nderohem kur ata që mendojnë të jenë të fortit e pushtetit ma “bojkotojnë” emisionin. Njëfarë kohe Hashim Thaçi nuk më kishte ardhë nja pesë vjet në Rubikon. Tash edhe ky tjetri, Albin Kurti, diçka po tutet! Çfarë rikonfirmimi i nderit për profesion!”, ka shkruar Kelmendi.