Kërcënohet me jetë ish-deputetja Besa Gaxherri

134

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, është kërcënuar me jetë përmes rrjeteve sociale gjatë një debati televiziv.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Gaxherri, e cila ka qenë deputete në legjislatura të kaluara.

Ajo ka treguar se mesazhet kërcënuese i janë dërguar gjatë transmetimit të emisionit, por nuk ka bërë të ditura detajet e tyre.

Pas përfundimit të debatit, ajo ka vërejtur kërcënimin publik dhe menjëherë e ka raportuar rastin në policinë e Pejës.

Comments