Kërcënoi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet në aeroport

88

Në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale e kanosi një prokuror shteti.

Ai është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 12.12.2024 – NN. Është arrestuar në ANP i dyshuari kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën (prokuror i shtetit). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Comments