Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë: Kemi fakte për vjedhje masive votash

156

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë: Kemi fakte për vjedhje masive votash

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Stephen Miller ka bërë të ditur të dielën se administrata e Presidentit Donald Trump ka siguruar fakte të pakundërshtueshëm për vjedhje votash, të cilat mbështesin edhe pretendimin e fituesit të zgjedhjeve se për humbjen e votës popullore.

“Shtëpia e Bardhë ka siguruar fakte të shumtë për manipulimin e votave, me njerëz të regjistruar në më tepër se një shtet”, deklaroi Miller në emisionin “This Week” në televizionin ABC, me drejtuesin e njohur George Stephanopoulos.

“Kanë votuar njerëz të vdekur dhe jo rezidentë. George, ky është fakt dhe nuk mund ta mohosh dot që është një numër i madh personash jo shtetas të këtij vendi që janë regjistruar si zgjedhës”.

Stephanopoulos iu kundërvu duke i thënë se nuk po i tregonte asnjë provë për manipulimin.

“Na keni dhënë zero fakte për të mbështetur pretendimin e presidentit se do ta kishte fituar edhe votën popullore nëse nuk do të kishin votuar edhe 3 deri në 5 milionë imigrantë ilegalë”, tha Stephanopoulos. /The Hill

Comments