Këshilltarja e Kurtit në takim me biznesmenin e Slobodan Millosheviçit

204
fresco

Këshilltarja e Kurtit në takim me biznesmenin e Slobodan Millosheviçit, i cili në vitet 90-ta bashkë me djalin e Millosheviç-it, Markon, udhëhiqte rrjetin e kontrabandimit të cigareve
Ardita Sinani, këshilltare e Albin Kurtit e tash edhe kryetare e Komunës në Preshevë e kish postu në Facebook se ka pritur në takim delegacionin e kompanisë “Interspeed”, të udhëhequr nga Petar Komljenoviç.
Normalisht u futa me shiku se kush është ky personi, edhe doli më keq se që supozova.
Siç tregon edhe mediumi më i lexuar në Slloveni, 24ur.com, Komljenoviç ka pasur lidhje të ngushta me politikën dhe biznesin në Serbi.
Në vitet e 90-ta, ai ishte i përfshirë në kontrabandë cigaresh, dhe ishte një nga organizatorët kryesorë të këtij aktiviteti, së bashku me Marko Milosheviç, djalin e ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Milosheviç.
Kompania Interspeed u përdor për të importuar cigare, duke përfshirë përdorimin e kompanive të regjistruara në Qipro dhe Greqi për të shmangur taksat dhe doganat.
Komljenoviç ishte një nga emrat kryesorë të përfshirë në operacionin kriminal të quajtur “Mreža” (Rrjeti), që u zbulua në vitin 2007 nga gazetarët serbë.
Bile, ky Komljenoviçi me kompaninë e tij e kish pas ndërtu edhe vendkalimin kufitar në Preshevë në vitin 1997.
Por, në vitin 2000, kur Millosheviçi është rrëzuar, ai ishte grindur me autoritetet për kostot e funksionimit të terminalit të kamionëve.
Tash Komljenoviçi kish lidhje shumë të mira me partinë e Aleksandër Vuçiç-it dhe me vetë Vuçiç-in.
Normalisht, lidhjet të mira i paska edhe me Albin Kurtin, siç po shihet.

midle

Comments