Këta janë dy nga shtatë personat e arrestuar të dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

112
fresco

Dy nga personat që raportohet të jenë arrestuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, janë Rejhan Bela dhe Haki Bela.

Gazeta Sinjali raportoi me burime të veta emrat e personave (Rejhan Bela, Haki Bela dhe Rilind Murati(, ndërsa Policia e Kosovës tha se do të dalin në komunikatë zyrtare inicialet e të arrestuarve.

Shtatë persona u arrestuan sot në Kaçanik pas një aksioni madhor policor në lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

midle

Tre nga shtatë persoant e arrestuar janë në procedim penal edhe për djegien e Gjykatës së Kaçanikut si dhe shpërndarje të pamfleteve ekstremiste.

Tre nga shtatë të arrestuarit të dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, kanë qenë të përfshirë edhe në shpërndarje të pamfleteve ekstremiste si dhe djegien e Gjykatës së Kaçanikut – rreshteri Muhamed Lika, ka qenë duke zhvilluar hetime për ato raste.

Ndërlidhje eksplicite mes këtyre dy rasteve, megjithatë ende nuk u vendos. Por, se të njëjtit persona të arrestuar për ato raste janë arrestuar edhe sot.

Comments