Këta kandidatë morën veç nga dy vota

Në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt në Kosovë, disa kandidatë nga partitë më të vogla hasën sfida të mëdha në sigurimin e mbështetjes së elektoratit, duke marrë një numër minimal votash.
Tre kandidatë nga dy parti të ndryshme morën vetëm nga dy vota secili.

Ekrem Qerimi dhe Medina Morina, kandidatë për deputetë nga Partia Liberale Egjiptiane – PLE, morën nga dy vota.
Njëjtë u votua edhe Hyrie Jahkurtaj nga Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar.
Rezultatet mbeten paraprake dhe pritet të certifikohen pas përfundimit të procesit zgjedhor.