KF Bashkimi për aksidentin e trajnerit dhe dy lojtarëve: ‘Fat në fatkeqësi, urojmë shërim të shpejtë’

331

Sot në mëngjes vetura e trajnerit të KF Bashkimit nga Kumanova u rokullis ku brenda ishin edhe dy lojtarët Memet Rizahamza dhe Borijan Panovski. Por fatmirisht pa lëndime serioze. Nga Kf Bashkimi thonë se kjo ishte fat në fatkeqësi, duke u uruar shërim të shpejtë.

”FAT NË FATKEQËSI. Rruges për në seancën e rregullt stërvitore, trajneri i klubit Bazhe Janakievski, si dhe lojtaret tane Memet Rizahamza dhe Borijan Panovski në hyrje të Kumanovës patën një aksident komunikacioni, ku për fat të mirë kaluan pa lëndime serioze, përveç kryetrajnerit i cili ka disa lëndime pak më serioze! I urojmë lojtarëve tanë shërim të shpejtë dhe falemnderojmë Zotin e gjithëfuqishëm që ky aksident nuk kaloi me pasoja fatale! Forca çuna” – thuhet në kumtesën e KF Bashkimit. /tvklan.mk/

Comments