KF Fortuna me REKORD të ri në futbollin e RMV-së

KF Fortuna vazhdon me shënimin e rekordeve në futbollin vendor. Në ndeshjen me KF Besën (Liga e Tretë – Veri)
Një nga momentet më emocionuese të sfidës ishte debutimi i talentit të Fortunës, Fisnik Aliu (djali i dëshmorit Harun Aliu – Kushtrimi).
Në minutën e 78-të, me vetëm 16 vjet, ai zëvendësoi Alban Aliun dhe me këtë hyri në historinë e futbollit të Maqedonisë.
“Dhuratë më të mirë për ditëlindje as që mund të kisha marrë se debutimi im me Fortunën. I falënderoj të gjithë te KF Fortuna për mbështetjen që po ma japin brenda dhe jashtë fushës,” – tha mbrojtësi 16-vjeçar Fisnik Aliu.