KF Gostivari dyshon se lojtarët e ekipit u helmuan para përballjes me Tikveshin! Informojnë edhe FFM-në për rastin…

Klubi Futbollistik Gostivari ka reaguar ndaj rastit të fundit ku pretendojnë se lojtarët e këtij klubi u helmuan para ndeshjes me Tikveshin.
Nga KF Gostivari thonë se pas analizave të bëra, lojtarë e këtij klubi kanë rezultuar të helmuar në hotelin ku kanë qëndruar, prndaj dhe kanë ngritur ankesë kundër hotelit.
Reagimi i plotë:
Përgjigje ndaj Deklaratës së Klubit të Futbollit Tikvesh!
E konsiderojmë deklaratën e Tikveshit mjaft interesante.
Së pari, prisnim të dëgjonim një mesazh nga ata me urimin për shërim të shpejtë.
Prandaj, ne nuk po fajësojmë askënd në këtë çështje, pasi nuk e dimë kush qëndron pas këtij incidenti.
Po shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe tashmë kemi dorëzuar kërkesat e nevojshme për hetim.
Së dyti, është shumë interesante që ata e dinë saktësisht vendndodhjen dhe qytetin e hotelit ku ishim të akomoduar!
Po, nëse kjo është kaq e rëndësishme, mund të bëjmë një korrigjim. Ne ishim të akomoduar në një hotel të vendosur 10-15 km nga Kavadari. Nuk e kuptojmë cili është ndryshimi nëse hoteli ndodhet në Kavadar po Negotinë.
Sepse çështja nuk është vendndodhja e hotelit, por fakti që u helmuan lojtarët tanë aty.
Spitali ku kryem analizat, së bashku me avokatët tanë, tashmë ka ngritur një ankesë kundër hotelit.
Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) është gjithashtu e informuar për rastin.
Së treti, mbi çfarë baze pretendon Tikveshi se nuk ka pasur ankesa para ndeshjes?
Mjeku ynë ishte i informuar për situatën, dhe trajneri ynë ndihmës gjithashtu është ankuar për probleme shëndetësore.
Mundësia e sabotimit u ngrit pasi morëm rezultatet e analizave nga spitali.
Së katërti, ju lutemi mos flisni për muajin e Ramazanit dhe për lojtarët tanë që agjërojnë.
Ju lutemi, respekt.