KF Prishtina para “misionit” të (pa)mundur
Prishtina dhe Ferencvarosi do të përballen edhe njëherë në kuadër të eliminatoreve të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas ndeshjes së parë në Hungar, ku Ferencvaroshi triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Prishtinës, me tre gola të shpejtë që e gjunjëzuan skuadrën nga kryeqyteti pavarësisht se ata patën paraqitje të mira për 75 minuta.
Edhe pse vështirë, Prishtina kërkon rikthimin ose të paktën barazimin ndaj hungarezëve, por për ta bërë këtë duhet të mos pësojë gol edhe pse tani rregulli i golit mysafir nuk vlen, gjë që është e mirë për ta.
Ndeshja do të zhvillohet sonte dhe do të fillojë në orën 20:00