Kina akuzon grupin e G7 për shpifje

615

Kina denoncoi deklaratën e përbashkët nga udhëheqësit e G7 mbi sfidat që variojnë nga ruajtja e demokracisë e deri në garën e teknologjisë.

Pekini e ka cilësuar si një ndërhyrje në punët e brendshme të vendit dhe i kërkoi grupimit të ndalonte shpifjen . Udhëheqësit e G7  ranë dakord për të ngritjen e një plani të përbashkët për të adresuar shkeljen e të drejtave të njeriut kryesisht ndaj ujgurëve myslimanë, bënë thirrje që Hong Kong të mbajë një shkallë të lartë të autonomisë dhe nënvizuan rëndësinë e paqes dhe stabilitetit përtej ngushticës së Tajvanit  të gjitha çështje shumë të ndjeshme për Pekinin .

Ambasada e Kinës në Londër me vendosmëri mohoi shkeljet e të drejtave në Xinjiang, Hong Kong dhe Tajvan dhe se G7 po përpiqet të shtrembërojë faktet. Sipas saj  ky grup duhet të bëjë më shumë për promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në vend që të krijojë konfrontim dhe fërkime.

Liderët e vendeve më të industrializuara janë shprehur se me pandeminë COVID-19 që vazhdon ende dhe ekonomia globale është e ngadaltë, bashkësia ndërkombëtare ka nevojë për unitet dhe bashkëpunim të të gjitha vendeve.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare Jake Sullivan tha se deklarata e G7 ishte një lëvizje e rëndësishme përpara për grupin.

Klan News

Comments