Kina akuzon NATO-n: Po e ekzagjeroni, nuk përbëjmë kërcënim

408

Kina ka akuzuar NATO-n se po krijon konflikte me marrëveshjen e arritur nga aleatët perëndimorë për një veprim të përbashkët, kundër politikave agresive të Pekinit. Ambasada kineze në Bashkimin Europian, i ka bërë apel Aleancës Atlantike që të shohë në mënyrë raciobale zhvillimin e Kinës, të mos e ekzagjerojë me format e ndryshme të kërcënimit kinez; si dhe të mos përdorë interesat dhe të drejtat e ligjshme të Kinës si justifikim për të manipuluar politikën e grupit të vendeve të NATO-s.

Në samitin e përvitshëm të NATO-së në Bruksel, Kina përfundoi për herë të parë në listën e rreziqeve për sigurinë së bashku me Rusinë e Putin.

Në deklaratën për shtyp të ambasadës kineze, shkruhej se akuzat e NATO-s ishin shpifje për zhvillimin paqësor të Kinës; një vlerësim i gabuar i situatës ndërkombëtare; dhe vazhdimi i mentalitetit të Luftës së Ftohtë.

Liderët e Aleancës Atlantike u shprehën se do të marrin vendime gjithnjë e më të vendosura kundër ndërtimit të një arsenali bërthamor nga ana e Pekinit. Duke shtuar se lufta hapësinore dhe kibernetike e Kinës, kërcënojnë rendin ndërkombëtar.

Vendet e G7 që u takuan në Britani gjatë fundjavës  duke kritikuar Kinën për të drejtat e njeriut në Xinjiang, autonominë në Hong Kong  dhe kërkuan një hetim të plotë të origjinës së koronavirusit në Kinë./abcnews.al

Comments