Kina i përgjigjet CIA-s: E pamundur që Covid-19 të ketë dalë nga laboratori
Kina pretendon se është e pamundur që virusi që shkaktoi pandeminë Covid-19 të ketë dalë nga një laborator kinez.
“Përfundimi shkencor (…), i arritur nga ekipi i përbashkët i ekspertëve nga Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bazuar në vizitat në terren në laboratorët përkatës në ëuhan, është se konsiderohet jashtëzakonisht e pamundur që të ketë pasur një rrjedhje”, tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kinezë, Mao Ning.
“Kjo u njoh gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe shkencor,” theksoi Mao.
Disa ditë më parë, CIA njoftoi se ka arritur në përfundimin se ka shumë gjasa që pandemia e Covid-19 të ketë origjinën në një laborator dhe jo në natyrë. Por agjencia e inteligjencës paralajmëroi se kishte “besim të ulët” në këtë përcaktim.