Kjo është arsyeja se pse Messi mungoi në Shtëpinë e Bardhë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësuan lartë së fundmi yllin e Inter Miamit, Lionel Messi.
Mirëpo, ylli argjentinas nuk ishte prezent në ceremoni për ta marrë çmimin “Medalja e Lirisë”, të cilin do t’ia ndante presidenti Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.
E tashmë dihen edhe arsyet se përse mungoi “La Pulga” në këtë ceremoni.
Sipas mediave amerikane, futbollisti i Inter Miamit e kishte të pamundur të ishte pjesë e këtij programi shkaku i problemit me orarin e ngjeshur dhe me angazhimet e tij, derisa për momentin tetë herë fituesi i “Topit të artë” gjendet jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ishte vetë veterani i sulmit që e paralajmëroi mungesën pasi për momentin ndodhet në atdhe.
Sidoqoftë, e shprehu kënaqësinë, privilegjin, nderin e madh dhe mburrjen e tij përmes një postimi për vlerësimin që ia bënë SHBA-të atij.
Krahas Messit, me “Medaljen e Lirisë” u nderuan edhe basketbollisti legjendar amerikan, Earvin “Magic” Johnson”, aktorët Denzel Washington e Michael .J. Fox, këngëtari Bono nga grupi i famshëm U2, pastaj ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, stilisti Ralph Lauren e kuzhinieri Jose Andres.