Klinaku: Kemi përgjues në zyrë, dyshoj se ka edhe kamera të vendosura nga Specialja

115

Klinaku: Kemi përgjues në zyrë, dyshoj se ka edhe kamera të vendosura nga Specialja

Faton Klinaku nga OVL-UÇK, ka thënë në “Frontal” të T7 se dyshon që kanë kanë përgjues në zyrë.

Madje, Faton Klianku thotë se dyshon se janë të vendosura edhe kamera në zyrat e OVL-UÇK.

Deklarata e tij vjen pasi sot Specialja ka kryer disa arrestime.

“Natyrisht që kemi përgjues brenda, sepse unë kur kam hyrë aty i kam gjetë ato pllakat e hequra dhe e di që ka përgjime, me prek nuk ia peku, le të përgjojnë sa dojnë. Bile dyshoj që edhe kamera ka aty”.

“Këta janë duke e penguar drejtësinë, kanë shantazhu e kërcënu dëshmitarët. Kemi shumë raste që i kanë shantazhu dëshmitarët që qëllim e kanë që ta stërzgjatin mandatin sepse i kanë pagat e majme”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Comments