Kocevski: Rojet e sigurisë mundësuan hyrjen e 650 personave, ndër të cilët ishin të paktën 31 fëmijë

Kryeprokurori, Ljupço Kocevski, në konferencën e tij për media në Koçan, ndau për herë të parë me publikun informacionin se në diskotekë kishte pasur 650 vizitorë.

„Rojet e sigurisë lejuan hyrjen e 650 vizitorëve, ndër të cilët ka pasur të paktën 31 fëmijë. Një person shiste bileta, pa marrë parasysh moshën, dhe mundësoi hyrjen dhe praninë e të miturve në ngjarje. Anëtarët e sigurimit nuk e penguan që në objektin e shërbimit të futeshin materiale shpërthyese, edhe pse ata nuk kishin lejen e domosdoshme për të trajtuar me piroteknikë, ashtu siç piroteknika nuk e lejonte këtë“, tha Kocevski.