Komisioni për Punë të Brendshme takim të mbyllur me Qendrën për Siguri të Gjenevës

326
fresco

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka nisur një takim në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Qendrës së Gjenevës për Siguri, Zhvillim dhe Sundimin e Ligjit.

midle

Ky takim po mbahet me dyer të mbyllura dhe arsyeja e organizimit të tij është që përfaqësuesit nga Gjeneva të njoftohen për kontrollin demokratik të FSK-së.

Më tej takimi vlen edhe për njohjen e komisionit me legjislaturën e re si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Organizata DCAF mbështet komisionet parlamentare në fushën e sigurisë dhe inteligjencës.

Comments