“Komitët” me paralajmërim: Koha për aksion, të dielën marshojmë në rrugët e Shkupit!
Tifo grupi famkeq, “Komitët” përmes një reagimi para ndeshjes së të dielës kanë njoftuar se ka ardhur koha për aksion dhe nuk është koha për të qëndruar në shtëpi. Sipas reagimit të dielën, anëtarët e këtij tifo-grupi do të marshojnë nëpër rrugët e Shkupit, njofton indeks.mk
Kërkojnë që të gjithë tu bashkëngjiten atyre për më tepër duke bartur me vete edhe flamurin maqedonas.
“Nuk është koha për qëndruar në shtëpi, është koha për veprim”. Të dielën, masivisht nëpër rrugët e Shkupit, e më pas në stadium. Apelojmë për bartjen e flamurit kombëtar të Maqedonisë, si dhe për prezencë masive në kortezh dhe në gropë”, thuhet në njoftimin e “Komitit”./indeks.mk/