Ripro Com eshte kompania me seli në Likovë e cila po hetohet për 6 tenderë që kanë të bëjnë me Lotarinë e Maqedonisë së Veriut, raporton Tv Alfa.
Siç transmeton portali Lideri.mk, bëhet fjalë për tenderë në periudhën 2022-2024.
Ndërkohë është bë e ditur se avokati Antonio Apostollski do ta përfaqësojë ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami në rastin, për të cilin së bashku me ish zëvendës kryeministrin Artan Grubi dhe disa të tjerë është i dyshuar për keqpërdorim të rreth tetë milionë eurove në Lotari.
Informatën për MIA-n e ka konfirmuar vet Apostollski, i cili tha se Bajrami nuk ka ikur nga shteti, por tashmë disa muaj jeton jashtë shtetit.
Edhe kryeministri Hristijan Mickoski të hënën në emisionin “Click Plus”, tha se drejtori i Lotarisë Shtetërore kohë më të gjatë nuk është në shtet.
“Informatat e mia janë se ish drejtori i Lotarisë shtetërore kohë më të gjatë nuk është në vend. Ndërsa, ish zëvendës kryeministri gjatë ditës së djeshme me një biznesmen, me automjet me targa diplomatike, u largua nga Maqedonia dhe ka shkuar tek fqiu i jonë verior, Kosova”, tha Mickoski.
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletarrest ndërkombëtar për Grubin dhe Bajramin pasi Gjykata penale themelore në Shkup u shqiptoi masë paraburgimi prej 30 ditëve.