Kompletohen 16 skuadrat e kualifikuara në Champions, ja kur hidhet shorti i 1/8 së finales

Janë kompletuar 16 skuadrat e kualifikuara tutje në Ligën e Kampionëve.
Nga play-offi, kualifikimin tutje e siguruan Real Madrid, Bayern Munich, PSG, Borusia Dortmund, Club Brugge, PSV, Feyenoord dhe Benfica, shkruan IndeksOnline.

Ato janë bashkuar tetë skuadrave të cilat kishin përfunduar të parat në fazën e grupeve, si Liverpul, Barcelona, Arsenal, Inter, Atletiko Madrid, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa.
Shorti për 1/8 e finales do të hidhet të premten me 21 shkurt, në Nyon të Zvicrës, nga ora 12:00./IndeksOnline/