“Koncerti në Koçan është mbajtur në mënyrë ilegale”, Toshkovski: Nuk ka pasur marrëveshje!

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot njoftoi se i gjithë objekti ku ndodhej diskoteka “Puls” në Koçan ka pasur vetëm dy aparate për shuarjen e zjarrit, shkruan TV21. Ministri tha se koncerti ku kishte rreth 500 persona, u mbajt në mënyrë ilegale.

“Për të gjithë diskotekën, ka pasur vetëm dy aparate aparate për shuarjen e zjarrit. Nuk ka pasur dyer dalëse, për evakuim. Kundërligjshëm janë përdorur mjetet piroteknike. Koncerti që është mbajtur, thënë në gjuhën popullore, është mbajtur në mënyrë ilegale, sepse nuk ka pasur marrëveshje ndërmjet organizatorit dhe interpretuesit”, tha mes tjerash Toshkovski./tv21.tv