Konfirmohet heqja e Kosovës nga agjenda e Komitetit Politik të KiE-së

270
fresco

Ariana Musliu Shoshi, pjesë e delegacionit të Kosovës ka konfirmuar heqjen e Kosovës nga agjenda e Komitetit Politik të Këshillit të Evropës për të qenë mysafire speciale në këtë komitet.

Ajo ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se kjo u bë me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán dhe siç tha Musliu Shoshi, kjo situatë tregon nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët.

midle

“Sot, në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, morëm pjesë si delegacion, ku në agjendë ishte edhe opinioni për ngritjen e statusit të Kosovës në këtë organizatë. Në fillim të takimit, me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës, një zhvillim i papritur që nuk ishte paraparë as në grupet politike dhe as si mundësi”, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo situatë tregon nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët tanë, për të krijuar një strategji të qartë që do të sigurojë realizimin e prioriteteve dhe agjendave tona në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar tutje Musliu Shoshi.

Ishte kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiq ajo që njoftoi se Kosova është hequr nga rendi i ditës së këtij mekanizmi të KiE-së.

Comments